Zbulohet arsyeja, Jorgo Goro në SPAK pas denoncimit nga Fredi Beleri

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, u paraqit paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Burime bëjnë me dije se Goro ka shkuar për të dëshmuar në SPAK pas deneoncimit të Fredi belerit ndaj tij për shpërdorim detyre.

Beleri e ka kallëzuar Goron për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH.