Zbulohen 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës

350 kg lëndë narkotike janë zbuluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës.

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”. 

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.

Njoftimi:

Kakavijë, dogana zbulon rreth 350 kg lëndë narkotike

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”.

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.

Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore.