Zbardhet rrugëtimi i targës që u përdor në atentatin e “Don Boskos”, u pyetën dhe dy shtetas Gjermanë

Elton Qyno

Për vrasjen e banakieres Mimoza Paja dhe plagosjen e 4 personave të tjerë në 13 Mars 2023, në rrugën “Don Bosko”, është dashur të përfshihen në hetime tre autotitete policore si ajo Shqiptare, Kosovare dhe Gjermane.

Fillimisht për këtë ngjarje është dyshuar si pjesëmarës në vrasje një person nga Kosova i quajtur Besnik Shlivova, i cili kishte futur targën në territorin e Kosovës.

Në dosjen hetimore thuhet se policia e Kosovës dhe ajo Gjermane, bënë identifikimin e dy serviseve ku ishte rregjistruar targa “REHX 112”.

Dhe gjatë skanimit të personave që kishin përdorur këtë targë,në pyetje janë marë dhe dy shtetas gjermanë.

Pyetja e Christian Kummer dhe Michael Groos, është bërë me qëllim rënien në gjurmë të dinamikës së lëvizjes së targave që ata kishin përdorur.

Pas pyetjes së tyre, interpol Wiesbaden, ka informuar Policinë Shqiptare, se targa REHX 112 është përdorur për automjetin tip “Opel ASTRA Sports Tourer”, i regjistruar për herë të parë në shtetin Gjerman me date 14 shkurt 2012.

Por nga 14 shkurti, deri me 23 nëntor 2012 ky automjet ka qenë nën pronësi të koncesionarit të makinave Autozentrum Hoppmann. Me pas ky automjet është nxjerrë jashtë qarkullimit.

Më tej Gjermanët kanë informuar grupin që heton atentatin në “Don Bosko”, se në 6 Maj 2022, kjo targë ka kaluar në pronësi të Christian Kummer.

Dhe në 4 Tetor 2022, targa i ka kaluar në pronësi shetasit Gjerman Michael Groos.

Hetimet e kryera në Gjermani, kanë zbuluar se targa e “Opel Astra”, është rregjistruar më pas në 22 shkurt 2022 tek një automjet “Audi A6”.

Targa është mbajtur aktive dhe jo e ç’regjistruar deri në 3 Maj 2022, duke qënë në emër të kosovarit, Besnik Shlivova.

Sipas të dhënave për Besnik Shlivova, Interpol Wiesbaden, ka informuar se ai nuk është i regjistruar në adresën e dhënë në qytetin Gladbeck dhe nga verifikimet e bëra nuk është gjetur një adresë e rezidencës së tij.

Për shkak se Shlivova, ka qëne fillimisht personi i dyshuar si pjesëmarës në atentat, Policia e Kosovës ka informuar se në muajin Pr ill 2022, Shlivova, ka sjellë nga Pika Kufitare Merdarë, një “Audi A6”, me targë REHX 112.

Këtë “Audi” Shlivova, e ka shitur tek një servis “Auto-Lulzimi” në fshatin “Drenas”, që posedohet nga shtetasi Lulzim Arllati.

Ndërsa targën së bashku me librin e makinës ja ka kthyer sërisht, Gazmend Jakupit, në Dyseldorf të Gjermanisë.

Policia shqiptare pretendon se njëra nga dy targat me numër “REHX 112” është vjedhur nga Nikoll Sherrniku, në muajin Maj 2020 në ambjentet e servisit të Gazmend Jakupi.

Vjedhja është kryer gjatë vizitës që Sherrniku ka kryer në ambjentet e kërij servisi, me qëllim blerjen e një makine.

Fakti i vjedhjes së targës është provuar nga deshmia e një puntori Sirian Thahir Alleat,i cili ka pohuar në policinë Gjermane se Sherrniku kishte marë nga magazina 3 targa që kishin si destinacion asgjësimin.

Të njëjtin pretendim ka pasur Gazmend Jakupi dhe vetë shoku i Nikoll Sherrnikut, shtetasi Serjan Gjini, i cili ka pohuar se faktin e targave ja kishte pranuar dhe vetë Sherrniku, të cilat ja ka ccuar shefit të tij Ervis Martinaj.