Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale.
Ish-efektivi i policisë, Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kishte rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.
Ai i ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.
Vrasja e Gjin Ndoj Boriçit ka dyshime se është kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Në një tjeter episod ku dyshohet se Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.
Sipas Spak Edmond Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qartësuara deri më sot nga autoritetet.Plani për vrasjen e ish policit fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para do ta bënin vetë.