Një plagosje e rëndë me armë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Asim Zeneli” në Fushë Krujë, ku Perlat Merlika qëlloi me armë zjarri shokun e tij, 57-vjeçarin Artan Goga.
Ky i fundit ishte tregtar i makinave dhe kishte një biznes të tillë, ndaj fillimisht u dyshua se plagosja mund të kishte lidhje me këtë. Por burime për mediat bëjnë me dije se autori dhe i plagosuri kanë qenë bashkë në një lokal duke luajtur tavëll, lojë e cila ka shkaktuar dhe një konflikt mes tyre. Pas sherrit në lojën e tavullit, pasi kanë dalë nga lokali, Merlika e ka qëlluar me armë Gogën, të cilin plumbi e ka zënë në shpatull.
Pas krimit, autori Perlat Merlika është larguar në drejtim të paditur, teksa Policia po punon për kapjen e tij.