Protesta kombëtare në Tiranë, qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Digjet tryeza e dialogut të Ramës

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me qytetarë, teksa protesta kombetare pritet të nis në orën 14:00.

Një numër i lartë qytetarësh, përfshirë edhe studentrë nisën marshimin për tu pozicionuar në Bulevard.

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet.

Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.