Policia e Lushnjes ka zbardhur një atentat të ndodhur tre muaj më parë në fshatin Ballagat ku shënjestër ishte një 22 vjeçar.
Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e të riut Bajame Seneja, e cila po udhëtonte së bashku me të në makinë.
Ngjarja ndodhi për motive gjakmarrje. 30-vjeçari Laert Hasalla dyshohet se pagoi 28 vjeçarin Mariglen Matjanin për të ekzekutuar të riun, pasi babai i këtij të fundit akuzohet për vrasjen e vëllait të 30-vjeçarit.
Ngjarja e ka zanafillën në një konflikt për arsye pronësie. Më 29 korrik 2021, vëllai i të plagosurës, Kastriot Hasalla vrau kushëririn e tij, Romeo Hasalla pas konfliktit për çështjet e tokës. Ai ndodhet në burg por pronësia ende nuk është zgjidhur ndërsa duket se për këtë shkak ka lindur edhe një gjakmarrje mes kushërinjve.
Në Lushnjë, gjatë operacionit”Pasoja e padëshiruar” u ndaluan shtetasit Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla.