Policia e Shetit dhe IKMT ka njoftuar se ka përfunduar operacionin që kishte nisur dje për pushtimin e hapësirave publike në plazhe.
Kështu në plazhin “Pema e Thatë” në Ksamil u sekuestruan 152 çadra plazhi dhe 413 shezlongë. Efektivët zbuluan se dy qytetarë nga Saranda kishin pushtuar 500 m2 tokë, duke e shfrytëzuar si plazh, pa lidhur kontratë përdorimi.
Policia njoftin se u proceduan Gj. Ismaili dhe K. Ismaili, përkatësisht 58 dhe 38 vjeç, banues në Sarandë.