Yuri Kim e zhgënjyer nga vendimi për Saimir Tahirin: “Do të ketë pasoja”

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është shprehur e zhgënjyer nga vendimi për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Diplomatja amerikane ka paralajmëruar se ky është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe se do të ketë pasoja për ata që ndihmuan.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim.