Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Milan Radoiçiç nuk do të ekstradohet në Kosovë, pasi Serbia nuk e njeh si shtet.
Në një intervistë për Sky News, ai u shpreh se Radoiçiçin nuk e ka mik, por bahskëpunëtor, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe.
“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë, por jo mik”, u shpreh Vuçiç.
Sipas tij, pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorën armë të prodhuara në Serbi, por që Serbia nuk ua ka shitur, por shton se këto armë nuk janë të vështira për t’u gjetur.
Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga Serbia ekstradimin e Radoiçiç, që terroristi të përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria për vrasjen e efektivit Afrim Bunjaku.