Vrau me thikë shqiptarin një vit më parë, lirohet nga burgu 17 vjeçari italian

Është liruar nga burgu 17 vjeçari italian, i akuzuar për vrasjen e 39 vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, ngjarje kjo e ndodhur në janar të 2024 në vendin fqinj.

Gjykata për të mitur në Venecia ka pranuar kërkesën e avokates së të miturit 17-vjeçar, për ta ndjekur trajtimin e tij përmes një kure psikologjike në komunitet, duke shmangur kështu qëndrimin në paraburgim.

Mediat italian kanë sjell në vëmendje ngjarjen e rëndë ku në janar të një viti më parë ku shqiptari u gjet i vrarë me thikë në një pyll në Via Dei Carpini, Pieve del Grappa, Itali.

Sipas hetimeve, adoleshenti dhe Dedja ishin takuar për herë të parë një vit para krimit në ambientet e punës së viktimës, ku dyshohet se ky i fundit i kishte ofruar para në këmbim të marrëdhënieve intime.

Më 21 janar, kamerat e sigurisë kanë filmuar të dy personat në Paderno del Grappa, përpara se të udhëtonin me një Mercedes B-Class në drejtim të zonës pyjore ku ndodhi krimi. Më pas, adoleshenti dyshohet se e ka qëlluar me thikë Dedjën, për t’u larguar më vonë në këmbë.

Ai është regjistruar nga një tjetër kamerë sigurie teksa i bënte autostop një makine, që më pas është sekuestruar nga policia si pjesë e hetimit. Më vonë, 17-vjeçari është paraqitur në një spital për të marrë ndihmë mjekësore për plagë në dorë, që dyshohet t’i ketë marrë gjatë përleshjes me viktimën.

39 vjeçari ishte i martuar dhe bashkëshortja  e tij kishte dyshime për jetën e dyfishtë që bënte Bledari. Ai nuk dha kurrë asnjë deklaratë për mediat, ndryshe nga familjarët e tij, të cilët kërkuan drejtësi.