Është dënuar me 8 vite burg shqiptarja Mide Ndreu, e cila tre vite më parë vrau pronarin e saj, pasi ky i fundit e ngacmonte seksualisht.
Gruaja shqiptare punonte si pastruese në banesën e Antonio Amicucci, të cilin ajo e vrau me 13 goditje me thikë pasi ai e ngacmoi sekusalisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 nëntor të vitit 2021 ndërsa i moshuari humbi jetën në vend për shkak të plagëve të marra.
Mide Ndreu ishte dënuar me 16 vite e 6 muaj burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe atë specifike të provokimit, të mohuar në shkallë të parë, duke e ulur dënimin në tetë vite, raportojnë mediat italiane.