Vrau ish gruan teksa po hante darkë, Apeli lë në burg përjetë Elton Metajn

Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj dy vite më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli.

Çifti ishin prindër të një vajze dhe ishin ndarë pas dhunës së vazhdueshme të burrit. E reja jetonte në shtëpinë e prindërve me vajzën më pas, ku autori shkoi dhe i mori jetën me automatik edhe pse ajo kishte urdhër mbrojtje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit, ku 23 vjeçarja sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë.

Autori shkoi me armë dhe ajo për të mos shqetësuar fsmiljarët i kërkoi të dilnin jashtë, por ai e qëlloi dy herë në kurriz.