Një makinë është gjetur e djegur në zonën e Zall Herrit, disa orë pas vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm brenda makinës së një poste, ku ai punonte si postier. Dyshohet se makina e djegur është përdorur nga autorët që ekzekutuan 48 vjeçarin në Zall Mner pranë Kamzës.
Sa i takon motiveve të krimit, grupi hetimor po heton në dy pista kryesore. E para është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës ka vrarë një person në vitin 1997, krim për të cilin është dënuar me 12 vite burg.
Pista e dytë lidhet me nje konflikt që 48 vjeçari dhe vëllai i tij kanë pasur me disa persona të tjerë, në zonën e Zall Mnerit.
Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzohja. Visha dyshohet se është vrarë me pistoletë me silenciator, pasi edhe banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.