Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e dy të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, për gjykim të shkurtuar.
Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Andreë Bode dhe Albano Velo, si të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022, ku Papa u vra me armë zjarri në një lokal pranë zonës së Selitës në Tiranë.
49-vjeçari ishte pronar i një hoteli në Sarandë dhe person i skeduar më parë nga policia në fushën e narkotikëve.
Sa i takon ngjarjes, ditën e krimit Papa kishte udhëtuar nga Saranda drej Tiranës me nënën e tij, të cilën e kishte lënë të shtëpia e vëllait, në Selitë.
Edmond Papa ndodhej në lokal kur një person i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza ka hyrë brenda dhe e ka qëlluar mbi 5 herë me pistoletë, duke i marrë jetën 49 vjeçarit.
Papa dyshohet se u ekzekutua në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt gjatë një atentati me minë te telekomanduar, në qershor të vitit 2022.