Prokuroria e posaçme ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin, të akuzuar për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan. Ngjarje e ndodhur në korrik të 2020.
Halili (i penduar i drejtësisë) zbardhi vrasjen e Regis Runajt dhe pranoi se ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin, pasi të dyja vrasjet i kishte organizuar Nuredin Dumani. Si porositës i vrasjes akuzohet Erion Alibej ndërsa çështja ndaj tij është veçuar, pasi dyshohet si i përfshirë në krime të tjera.
Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit.