Vranë 24 vjeçarin Albert Deda në Itali, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shqiptarë të akuzuar për vrasjen e 24 vjeçarit Albert Deda, natën e 23 korrikut në Padova. Dy shqiptarët 19 e 24 vjeç akuzohen për vrasjen e Dedas dhe për tentativën e vrasjes së 2 shqiptarëve të tjerë.

Dy autorët e krimit u kapën 20 km larg kufirit italian me Slloveninë ndërsa po tentonin të arratiseshin nga Italia. Policia italiane po heton të zbardhë motivet e këtij krimi. Vrasja e Albert Deda ka ndodhur në apartamentin e tij në rrugën Dorighello të lagjes Forcellini, në Padova. Sipas dëshmitarëve mes tyre ka pasur një sherr të dhunshëm e viktima është përplasur në shkallët e pallatit.

2 shqiptarët e arrestuar kanë plagë thike në duar e kanë ndërruar rrobat ndërsa tentuan arratisjen. Në momentin e arrestimit mbanin veshur rroba të reja ende me etiketë e automjeti i tyre tip Renault Clio është identifikuar nga telekamerat e sigurisë rrugore duke arritur dhe arrestimin e tyre.