Von der Leyen mesazh Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen gjatë një konference për përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se reformat e  ndërmarra në kuadër të integrimit europian të vendit, nuk duhet vetëm të miratohen, por edhe të zbatohen.

Sipas diplomates evropiane, kjo kërkon dialog të fortë me shoqërinë dhe angazhim i të gjithëve palëve.

“Keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën europiane në realitet. Shqipëria është ndër vendet kryesore në proces. Vij çdo vit për të matur ecurinë dhe që nga vjet Shqipëria ka bërë ecuri të mrekullueshme dhe është fantastike. Keni mbyllur 3 kapitujt e parë, përfshirë atë që është.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse tregon Shqipëria është përshtatur 100% me politikën e jashtme të BE dhe do të thotë se e shohim botën me të njëjtin sy.

Dua të përçojmë qytetarëve shqiptarëve se anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Por duhet ta ruajmë në këtë fokus që keni (reformat). Miratimi i tyre është i rëndësishëm por e rëndësishme është gjithashtu që të zbatohen, kjo kërkon dialog të fortë me shoqërinë dhe angazhim i të gjithëve palëve”,- tha Von der Leyen ndër të tjera”- u shpreh Von der Leyen.