Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2026 për klimën e investimeve në Shqipëri, ku janë evidentuar edhe problematikat që hasin investitorët e huaj në vend.
Këta të fundit, thuhet në raport, vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes për disa arsye si: Korrupsion i gjerë në sektorin publik, gjyqësor dhe prokurim, pastrimi i parave apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe zbatim i dobët i kontratave
Ndërkohë të ardhurat e paligjshme nga trafikimi i drogës dhe evazioni fiskal shtrembërojnë konkurrencën në treg.
Raporti i DASH thekson se kontratat e partneritetit publik-privat zvogëlojnë mundësitë konkurruese dhe vuajnë nga analiza dhe ekspertiza teknike e dobët, teksa emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve.
Pjesë nga raporti:
Shqipëria ka potencial të gjerë ekonomik, një kuadër të shëndoshë ligjor dhe ka përparuar në kufizimin e disa korrupsioneve të vogla duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Investitorët e huaj përmendin:
Korrupsion i gjerë në sektorin publik, gjyqësor dhe prokurim
Konkurrencë e padrejtë
Pastrimi i parave
Një ekonomi e madhe informale
Ndryshime të shpeshta të legjislacionit fiskal
Çështjet e të drejtave të pronësisë dhe
Zbatim i dobët i kontratave
Të ardhurat e paligjshme nga trafikimi i drogës dhe evazioni fiskal shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë rreziqe zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupet kriminale. Kontratat e partneritetit publik-privat zvogëlojnë mundësitë konkurruese dhe vuajnë nga analiza dhe ekspertiza teknike e dobët. Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Të drejtat e pronësisë mbeten problematike për shkak të mbivendosjes së titujve, manipulimit të gjykatave, korrupsionit dhe kompensimit të pamjaftueshëm për konfiskimet e epokës komuniste. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme që kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar.
Në sektorin financiar, raporti evidenton një tablo më pozitive. Kreditë me probleme ranë në 3.8 për qind në fund të vitit 2025, nga 4.17 për qind një vit më parë. Kredidhënia arriti në rreth 10.7 miliardë dollarë, me një rritje prej 13.4 për qind.
Sistemi bankar mbetet likuid dhe i kapitalizuar. Mjaftueshmëria e kapitalit ishte 20.36 për qind në dhjetor 2025, mbi kërkesat e Bazelit.
Shqipëria u bë gjithashtu pjesë e SEPA-s në nëntor 2024, ndërsa transaksionet e para ndërkufitare SEPA u realizuan në tetor 2025.