Ambasada e SHBA zbardh takimin e Eric Wendt me Ramën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama, teksa të shtunën mori zyrtarisht detyrën në Shqipëri.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada amerikane thekson se në fokus të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, aspektet ekonomike si tregtia dhe investimet si dhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar.

Postimi
Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku.
Ambasadori Eric Ëendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.