Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Cërrik, pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjeve në tre shtëpi të ndryshme.
Mësohet se Aleks Kullolli, 22 vjeç nga Belshi si dhe Emiliano Meco, 40 vjeç dhe Luan Nezha 49 vjeç (nga Lushnja) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur tre banesa në Belsh.
Ata kanë arritur të grabisin rreth 2 mln lekë të rinj tek njëra prej banesave, 13 mijë euro dhe 6 mijë dollarë në banesën e dytë. Ndërsa në njërën prej banesave kanë vjedhur dyert dhe dritaret.
Të treja këto vjedhje kanë ndodhur përgjatë 30 ditëve të fundit.
Polciia njofton se po kërkon për vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.