Vjen reagimi i parë nga SHBA: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë të papranueshme

Pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme ku një polic u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ka reaguar sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se sulmet si ai ndaj policisë së Kosovës janë të papranueshme ndërsa i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë  të shmangin veprimet që mund të çojnë drejt tensioneve dhe t’i kthehen menjëherë dialogut.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”-shkruan ai.

Ditën e sotme u gjet një anëtar i katërt i grupit paramilitar që ka mbetur i vdekur pas ngjarjeve ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Ky i fundit u shpall Hero në Kosovë.

Sakaq, nga operacioni i policisë janë arrestuar 6 serbë, dy prej të cilëve janë të plagosur.