Ramazan Sino, viktima e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, prej disa vitesh punonte në Tiranë si shofer pranë prokurorisë së Apelit në kryeqytet.
Gazetari Elton Qyno, raporton se Sino shërbente si shoferi personal i prokurorit Genti Xholi, i cili më parë ka drejtuar këtë prokurori.
Sino, punonte për një pagë prej 357 mijë lekë, ndërsa tashmë nuk përjashtohet dhe aktiviteti i tij në këtë prokurori.