Një 55 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në fshatin Perondi të Kuçovës. Siç njofton policia, një zetor që drejtohej nga R.K ka dalë nga rruga e për pasojë drejtuesi 55 vjeçar ka humbur jetëm.
Ky është aksidenti i dytë i regjistruar brenda pak orësh në vend ndërsa më herët një 24 vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa po udhëtonte me mjetin e tij në Bypassin e Vlorës.
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.