Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin

Një aksident tragjik është regjistruar në Mengel të Elbasanit ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle, ku i mituri është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht bëhet me dije se fëmija ka qenë duke kaluar rrugën për në shkollë, i shoqëruar nga nëna, ku dyshohet se i ka ikur nga duart dhe më pas është përplasur nga makina.

Pritet që policia të dalë me një njoftim lidhur me rrethanat e ngjarjes.