Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë drogën tollumbace që po përflitet shumë ditët e fundit.
Në një moment, siç duket në videon e publikuar në rrjetet sociale, njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur e ka konsumuar dhe është rrëzuar në tokë.
Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.
Sipas mjekëve kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.
Dje policia njoftoi arrestimin e një personi nga Durrësi që reklamonte në rrjetet sociale bombola me oksid azoti që sipas tij “të çojnë në avion”.