Video që tregon si trajtohen studentët në Shqipëri, punonjësit e Bashkisë u shpërndajnë “në ajër” dhomat e konvikteve

Pamje aspak të denja për mënyrën se si trajtohen studentët janë bërë publike sot në rrjetet sociale. Në qendrën e konvikteve në Fakultetit e Shkencave  Mjekësore në Tiranë, tre punonjës të Bashkisë së Tiranës shpërndajnë në ajër numrat për dhomat e konvikteve, për studentët.

Në video shihet se nuk ka asnjë radhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e “shefit” që po i shpërndan.

Denoncimet e studentëve tregojnë se gjatë shpërndarjes së numrave për të zënë dhomat e konviktit te FSHM, disa punonjës të Bashkisë të angazhuar për regjistrimin e studentëve në konvikt kanë dhënë numrin e dhomës pa shënuar emrin.

“Kemi ardhur qe ne oren 5 duke pritur rradhen ktu dhe kta fusin njerez pa radhe si lexojne listat. Nuk i fusin me emra po me numra dhe i manipulojne”, kanë denoncuar studentët.

Kujtojmë se ky veprim vjen pas deklaratës së Erion Veliajt disa ditë më parë, i cili fyente studentt e konvikteve. “Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë”, shprehej Veliaj.

Me sa duket vartësit e tij tregojnë të njëjtën mungesë konsiderate për të rinjtë në konvikt, të cilët cdo vit jaane rreth 6 mijë studentë.