VIDEO/Në sy të fëmijëve, sjellje brutale e Policisë së Shtetit pa asnjë shkak të ligjshëm

Kjo është ngjarja e ndodhur sot në Laprakë ku efektive te skuadrës Shqiponja sulmuan dy vëllezër nga Vlora, njëri polic në Vlorë dhe tjetri ish punonjës policie në repartin FNSH në Tiranë.

Gjithcka ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.

Të dy vëllezërit janë në oborrin e shtëpisë së tyre në Laprakë, kur siç duket dhe në video fillojnë dhe shfaqen punonjësit e Shqiponjave.

Ata kërkonin shoqërimin në polici të njërit prej vëllezërve pa asnjë shkak të motivuar.

Për shkak të ofendimeve dhe britmave me fjalët “…o k…o të q…robt…” në sy të fëmijeve të vegjël, kanë dalë në zonë dhe disa komshinj.

Në zonë ka shkuar dhe Osman Levanaku, ish drejtori i FNSH në Tiranë, i cili njërin prej vëllezërve e ka burrin e vajzës.

Edhe pse ish-drejtori i policisë është përpjekur të qetësojë situatën dhe të bisedojë me policët e shqiponjave sërisht nuk është arritur të ç’tensionohet situata, duke bërë që grupi i policëve të shoqërojnë në komisariatin nr.3 dy vëllezërit policë.

Tashmë çështja po ndiqet nga AMP, për të mësuar detajet e shoqërimit me forcë të ish policit të fnsh dhe vëllait të tij polic në Vlorë.