Vetëm 2 muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i QSUT-së, Florenc Spaho

Ish-deputeti socialist Florenc Spaho, i cili 2 muaj më parë mori detyrën si kreu i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij pas një kohe kaq të shkurtër në drejtim të atij institucioni.

Ndërkohë, emërimi i ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, ka sjellë edhe lëvizjet e para, pasi ditën e sotme u largua nga detyra drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja.

Edhe arsyet e largimit të tij nuk dihen ende, ndërkohë që Zekja do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Artur Papajani, i cili më herët ka mbajtur një post të rëndësishëm në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet. Papajani ka qenë në krye Tatimeve gjatë qeverisjes së PD-së.