Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një e moshuar ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëmajë, ku banesa e të moshuarës u përfshi nga flakët. E moshuara e paralizuar nuk arriti që të dilte nga banesa duke u bllokuar brenda.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por pa mundur dot te evitonin tragjedinë. Gruaja jetonte e vetme, ndësa fëmijët i kishte në emigracion.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve”, njofton policia.