Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu. Organi i akuzës po bën analizimin e provave dhe dëshmive që lidhen me hetimin e kësaj ngjarje. Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe mjekët ligjorë që konstatuan shkakun e vdekjes së të miturit.
Kujtojmë se 3-vjeçari humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Prokuroria ka marrë pak kohë më parë rezultatet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike edhe me insistimin e medias.
Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme.
Kujtojmë se rasti i të miturit, tronditi rëndë opinionin publik, teksa solli dhe shumë reagime.