Ushtri e NATO-s që kultivon drogë, skandali i radhës që tregon degradimin e qeverisë shqiptare

Ushtria Shqiptare është përfshirë në një skandal, pasi zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit brenda Repartit të UShtrisë është zbuluar një parcel droge me 125 rrënjë kanabis sativa. Gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit, Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie.

Ndërsa u proceduan penalisht një specialist infrastrukture, një zv/komandant toge, një magazinier dhe nëj komandant reparti. Burime bëjnë me dije se operacioni i drejtuar nga Komisariati i Policisë nr 5 në Kamëz, u nis pas informacioneve se brenda zonës ushtarake kultivohej drogë. Zona në fjalë është e sigurisë së veçantë dhe nuk lejohet kontrolli pa aprovvim dhe për këtë shërbimet e komisariatit të Kamzës kanë kërkuar asistimin e Policisë Ushtarake.

Gjatë kontrollit me dron është konstatuar parcela e drogës në një zonë të pyllëzuar brenda repartit, ndërsa ka dyshime të forta se vetë ushtarakët merreshin me kultivimin e bimës. Këto të fundit ishin pothuajse në fazë përfundimtare në fazë 3 mujore të rritjes. Policia po bën verifikime përkatëse si dhe do të behet marrja në pyetje e personave të arrestuar dhe proceduar, ndërsa ka dyshime se kultivimi i drogës ka qenë i kordinuar. Personat e arresstuar që janë shefi i sigurisë, specialisti për zbulimin dhe specialisti i sigurisë, mësohet se kanë mbajtur procesverbale për konmtrollin e territorit dhe prej 3 mjuajsh e raportonin të pastër.

Por çfarë tregon ky skandal që ka përfshirë ushtrinë?

Efektivët që shërbejnë në Forcat e Armatosura janë nga punonjësit më të keqpaguar, ku shpeshherë kanë denoncuar në mënyrë të fshehtë kushtet e vështira me të cilat jetojnë, pavarësisht se ushtria jonë është pjesë e NATO-s.

Kultivimi i drogës nga disa prej zyrtarëve të lartë në ushtri tregon edhe degradimin e kësaj qeverie, që fondet e detyrueshme për të përmirësuar kushtet e ushtarëve i vjedh, duke id etyruar këta të fundit të mos u ngelet gjë tjetër veçse të përdorin metoda të kundraligjshme për të përfituar diçka më shumë se ajo që marrin në muaj.

Ky skandal vështirë të mbetet me kaq, pasi me shumë mundësi autoritetet e NATO-s do të vijnë të hetojnë mbi këtë skandal që përfshin edhe ata vetë.

Reagimet kanë qenë të shumta, duke nisur nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili tha se përgjegjësit janë pezulluar dhe po hetohen.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.

Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast”, deklaroi Peleshi.

Gjithashtu një reagim erdhi edhe nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili paralajmëroi se do të vijnë goditje edhe më të forta.

“Deri në këtë moment janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe punonjës të shtetit dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht, asgjësuar deri sot në mëngjes mbi 17 mijë bimë cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe armë e sende të tjera të kundërligjshme. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, shkruan Balla.

Ndërkohë, deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se ky skandal dëmton imazhin e ushtrisë shqiptare te partner, teksa shton se kjo tregon edhe kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine.

Postimi i Salianjit:

Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë! Zbulumi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!

Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine!

Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!

Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!