Ujësjellësi i Durrësit shpall falimentin, shoqëria e re krijohet me të njëjtin administrator

Ujësjellësi i Durrësit ka shpallkur falimentin për shkak të keqadministrimit, korrupsionit dhe miliona eurove borxh, pavarësisht se është një prej ndërmarrjeve më të mbështetura nga donatorët.

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor më 18 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në vendimin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentimin, raporton News24.

Punëtorët dhe aktiviteti i kësaj ndërmarrje janë transferuar në një shoqëri tjetër, pro ajo që vihet re është se shoqëria e re e ujësjellës kanalizime e Durrësit ka të njëjtin administrator, Spartak Kovaçin, i cili ka udhëhequr kompaninë tashmë të falimentuar të ujësjellësit të Durrësit.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021.