U zgjodh eurodeputet, Mitsotakis telefonon në burg Fredi Belerin dhe e përgëzon për fitoren

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, duke e përgëzuar pasi u zgjodh deputeti i Parlamentit Evropian nën siglën e partisë së tij.

Siç raportojnë mediat greke, Mitsotakis i ka thënë Belerit se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.

“Sot familja jonë demokratike është më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin.

Për këtë të fundit është hera e dytë që fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Fredi Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar ndërsa u dënua me dy vite burg për blerje votash.

Kujtojmë se në listën e partisë së Mitsotakis ishte edhe Pirro Dhima, por nuk arriti që të sigurinte një vend në PE.