U vuri zjarrin 7 makinave në biznesin në Kamëz, arrestohet autori 23 vjeçar

Është vënë në pranga autori i ngjarjes së djeshme në Kamëz ku u dogjën 7 makina në një biznes që i jepte ato me qira.

Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.

Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.

Pronari i makinave Edjon Hoxha kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.

Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.