Durim Bami, Vlater Bami dhe Maklen Hata janë liruar ditën e sotme nga Policia, pasi u shoqëruan për atentatin e ndodhur 2 ditë më parë në Krujë, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e kunatit të tij, Gentjan Bejtjas.
Shënjestra e atentatit dyshohet se ishte Gentjan Bejtja, kunati i Ramazan Sinos, pasi kishte përplasje me 3 të shoqëruarit. Këta të fundit u liruan pasi dhanë dëhsmitë e tyre përpara prokurorrëve. Të tre këta person kanë deklaruar se kanë qenë në shtëpitë e tyre kur ka ndodhur ngjarja, dhe kjo mund të faktohet duke parë kamerat e sigurisë.
Ndërokhë, Prokuroria e tiranës vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, teksa sot janë marrë në pyetje edhe 10 persona të tjerë. Përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy fëmijëve të mitur, 13 vjeçari ndodhet ende në gjendje të rëndë, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në gjendje më të mirë.