U shfaq në videon e Alma Kaçit, zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit paraqitet në SPAK

Granit Gjana,zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

AI do të pyetet në lidhje me çështjen e ish-kryebashkiakut, Safet Gjicit, i cili është arrestuar pas video-skandalit me Alma Kaçin. Në video shfaqet edhe Granit Gjana, madje ky i fundit bisedon me vajzën për mënyrën sesi do ta merrte ajo tendering e sterilizimit të qenve të rrugës.

Video-skandali që u përhap shpejt në të gjitha rrjetet sociale solli shkarkimin e Safet Gjicit dhe më pas arrestimin e tij dhe të Alma Kaçit, pork jo e fundit qëndron në “arrest shtëpie”, ndërsa Gjici në burg. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.