U plagos një muaj më parë me thikë nga bashkëshorti, ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari

Gati një muaj pasi u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, ka ndërruar sot jetë Marjola Myrtollari. Çifti jetonte në një banesë me qira në Korçë së bashku me fëmijët e tyre,

Aleko Myrtollari pas një debati nxori fëmijët jashtë banesës dhe qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten.

Gruaja u dërgua në QSUT me helikopter por plagët e shumta që kishte marrë i kishin prekur disa organe dhe pavarësisht operacioneve nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Aleko Myrtollari u dorëzua disa ditë pas ngjarjes ndërsa para gjykatës tha se gruaja nuk punonte dhe shpenzonte paratë e tij, prandaj dhe e qëlloi. Sipas tij ai kishte qenë emigrant në Gjermani dhe kur erdhi fëmijët ishin të paedukuar dhe nuk shkonin në shkollë,  e kjo e bindi që gruaja s’po e mbante siç duhet familjen.