Pas pezullimit nga detyra si zv.drejtor në Policinë e Tiranës për shkak të dosjes së AKSHI-r, Erion Ismaili është larguar përfundimisht nga kjo detyrë.
Ai është zëvendësuar me Besmir Dervishin, i cili ka mbajtur edhe më herët disa detyra në Policinë e shtetit.
Ai ka qenë shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.