U përfshi në aksident një vit më parë, GJKKO: Deputeti Qani Xhafa të hetohet nga SPAK

Gjykata e Posaçme ka dërguar çështjen e deputetit të PD Qani Xhafa në SPAK, lidhur menjë aksident që ai ka bërë një vit më parë.

Aksidenti ku u përfshi deputeti ka ndodhur më 13 mars të 2023 në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, dhe sipas prokurorisë së këtij qyteti  u shkaktua pasi Xhafa, në atë kohë kandidat për deputet po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Mirëpo GJKKO ka kthyer aktet ditën e sotme, kur ka shqyrtuar kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, e cila shpalli moskompetencë.

Gjykata e Posaçme vlerëson se hetimet janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe se ato duhet t’i kalojnë SPAK.