U kapën me 1 kg kokainë, gjyqtarja Këlliçi “shfryn” operacionin “Tempulli”, jep masa të buta sigurie për shijaksit

Elton Qyno

Tre personat e parë të arrestuar me 1 kg kokainë në fund të muajit Gusht nga policia e Tiranës, janë Robert Domi, Genis Mustafa dhe Andrea Dema nga Shijaku.Këta shtetas ishin pjesë e hetimeve, që po kryente policia dhe prokuroria e kryeqytetit, për finalizimin e operacionit antidrogë “Tempull”. Por ndërhyrja policore për arrestimin e tyre me 1 kg kokainë të sekuestruar në makinën tip “Benz” dhe 0.2 gramë të sekuestruar në banesën e Genis Mustafës, nuk bindën gjyqtare Arnisa Këlliçi, për të caktuar masën e “arrestit në burg” për 3 të arrestuarit. Përmes një vendimi të datës 2 shtator 2019, gjyqtarja Këlliçi, ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tre personave, mes të cilëve dhe Robert Domin, djalin e ish-kryetares së bashkisë Shijak, Shpresa Domi. Por ndryshe nga çfarë kishte kërkuar përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës, caktimin e masës së arrestit në burg, gjyqtarja Këlliçi, ka vendosur “arrest me burg” me afat 30 ditë për Robert Domin, me afat 45 ditë në burg për Genis ustafën dhe me afat 30 ditë në burg për Andrea Demën. Megjithëse në këtë rast provat ishin domethënesë, pasi tre të rinjtë ndiqeshin dhe përgjoheshin për një kohë të gjatë, si pjesë e një zinxhiri furnizues me kokainë të pastër në disa zona të Tiranës, çuditërisht gjyqtarja Këlliçi nuk u bind, për të caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tre të rinjve. Tashmi vendimi i saj, është Apeluar nga prokuroria e Tiranës, e cila përmes ankimit ka kërkuar lënien në burg të 3 të arrestuarve nga Shijaku, pasi gjatë hetimeve të kryera ata janë furnizues me kokainë të disa grupeve shpërndarësisht në Tiranë. Sasia e drogës të kapur ishte stampuar me 3 yje, duke nënkuptuar cilësinë e lartë të lëndës narkotike. Ndërsa dy javë pas ndalimit të Robert Domi, Genis Mustafa dhe Andrea Dema, policia dhe prokuroria e Tiranës arrestuan gati 90 persona, nga 112 masa arresti të vendosura.