Është identifikuar trupi i pajetë që u gjet pasditen e djeshme në bregun e liqenit të Fierzës. Policia njofton se viktima është 30 vjeçarja E.A, banuese në Pojan të Korçës.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30-vjeçares, por uniformat blu në informacionin paraprak ditën e djeshme, raportuan se dyshohet se ajo është mbytur, ndërsa në trupin e saj nuk u konstatuan shenja dhune.
Sakaq vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.