U futën në një banesë për të vjedhur, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar në Perugia, Itali pasi kishin hyrë në një banesë për të vjedhur. Tre hajdutët janë pikasur nga pronari i banesës, i cili telefoi forcat e policisë.

Këta të fundit mbërritën menjëherë ne vendngjarje, ku kapën mat tre të rinjtë të cilët kishin boshatisur kasafortën dhe ku kishin marrë sende me vlerë.

Tre shqiptarët, 20, 24 dhe 31 vjeç tentuan të fshiheshin jashtë banesës kur ndërhyri policia por pa rezultat.

Pas arrestimit, të rinjve shqiptarë u janë gjetur stoli të vjedhura nga banesa si dhe sende të tjera që mund t’i atribuohen vjedhjeve të tjera, për të cilat policia po kryen hetime të mëtejshme për të përcaktuar origjinën e tyre.