Ministrja e re e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, ka bërë sot në Kuvend një premtim.
Ajo u shpreh se Pet Scan-i do të sillet në Onkologjik në janar të vitit 2027, dhe nëse nuk arrihet brenda afatit që premtoi do të japë dorëheqjen.
Në interpelancën e parë si ministre, Spahiu tha se pajisjen në shërbim të pacientëve me sëmundje tumorale do ta sjellë në fillim të vitit 2027.
“Në janar nis Instituti i Onkologjisë, në janar 2027 o e sjell atë Pet Scan-in ose jap dorëheqjen, ja ku po jua them këtu!
Në praktikë çdo rast onkologjik shqyrtohet nga një grup multi disiplinar. Kjo do të jetë normë, kaq enë, nuk kam bërë asgjë të re o shokë më besoni, vetëm kam vënë hallkat të lëvizin më shpejt.
Është vendimi i ish-ministres. Kjo gjë do të funksionojë, kërkoj ndihmën tuaj për çdo rast që identifikoni që nuk bëhet sipas protokollit të na ndihmoni. Mos u merrni me emra grash sepse do të ngeleni me damkë”, tha ajo.