Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit pasi goditi me drapër në këmbë babanë e ish-bashkëjetueses së tij.
Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar kur 52-vjeçari ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Konflikti dyshohet se ka nisur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt.
Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej 34-vjeçarja dhe më pas ka nisur konflikti që përfundoi me plagosjen e 67-vjeçarit.
Ndaj Bakajt rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.