Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Po sot, kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Pak ditë më parë, kreu i qeverisë, Edi Rama shkarkoi nga detyra Lamallarin, që qëndronte në krye të Ministrisë së Brendshme që prej marsit të këtij viti.
Rama u shpreh se Lamallari do i bashkohet skuadrës së tij në Kryeministri ndërsa Demo merr rolin e ministrit të Brendshëm.