Është shtyre seanca në Apelin e Posaçëm ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg për blerje votash.
Seanca u shty pasi mungonin avokatët e Belerit. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 14 qershor, në orën 10:00
Beleri u arrestua në 12 maj të vitit të kaluar dhe u u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.
Rikujtojmë se më 5 mars, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vite burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.