U arrestua për përndjekje, lirohet nga burgu ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës

Ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës Irini Shehu, e arrestuar pak ditë më parë është lënë në “arrest shtëpie”. Gjykata e Dibrës la lehtësuar masën e sigurisë ndaj Shehut, e cila u arrestua pasi përndiqte pasuesin e saj në spital, Ruzhdi Dedën.

44 vjeçarja, u shkarkua nga posti i drejtoreshës së spitalit gjatë muajit shkurt pasi gjatë një debati me shefin e Financave Shaban Uklala, e sulmoi këtë të fndit fizikisht me një kapëse metalike letrash, çka çoi në shkarkimin e saj nga detyra.

E gjithë ngjarja ka nisur pas një mbledhje të stafit të spitalit rajonal të Dibrës, ku Irini Shehu është përplasur verbalisht me shefin e financës, Shaban Uklala, ku ka pasur fyerje mes tyre.

Kjo përplasje ka vijuar më pas në zyrën e Uklalës ku drejtoresha ka marrë një kapëse metalike letrash dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë Shaban Uklala pas ngjarjes ka shkuar në polici dhe ka bërë denocim për Shehun.

Edhe pse ajo u shkarkua nga detyra si drejtoreshë, ka vijuar të intimidojë punonjësit e spitalit.