Fredi Beleri, i zgjedhur nga himariotët në krye të bashkisë së tyrë kërkon lirinë në Apelin e Gjykatës së Lartë . Avokatët e tij kanë dorëzuar rekurs ku kërkojnë të shfuqizohet masa “arrest me burg” e vendosur edhe nga Gjykata e Apelit.
Arrestimi i Belerit erdhi dy ditë para zgjedhjeve, më 12 maj, me akuzën se kishte blerë vota duke premtuar dhe dhënë shuma parash.Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Edhe pse pas hekurave, Fredi arriti që të dilte fitues në garën përballë kandidatit të mazhorancës socialiste Jorgo Goro i PS-së me një diferencë të vogël votash.
Tashmë në krye të Bashkisë pritet të qëndrojë Goro pasi Beleri nuk mund të betohet nga qelia për të marrë detyrën.
Sakaq, arrestimi i Belerit ka nxitur edhe përplasje me deklarata të ashpra midis Athinës dhe Tiranës zyrtare. Greqia ka kërkuar lirimin e Belerit, madje duke kërcënuar përmes ministrit të Jashtëm Nikos Dendias dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis edhe me bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.