Arrestimi i 38-vjeçarit në Lushnjë nën dyshimin e blerjes së votës, Prokuroria e Fierit ia kalon çështjen SPAK-ut

Dy ditë më parë u vu në pranga të Policisë në Lushnjë një qytetar me dyshimin e blerjes së votave. Ai dyshohet se i kishte ofruar para një qytetari tjetër dhe i kishte marrë kartën e identitetit.

Sipas hetimeve, Marin Leka, 38-vjeç, i kishte premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës në favor të një subjekti politik.

Pas kryerjes së hetimeve paraprale, Prokuroria e Fierit ka vendosur të shpallë mospometencë dhe t’ia përcjellë dosjenProkurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe çaktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e çila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme proçedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetençë lëndore Prokurorisë së Posaçme.“, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.